Shumica e Transporteve Shtojcë, të tillë si obfs4, bazohen në përdorimin e releve “urë”.
Njësoj si reletë Tor, urat mbahen në punë nga vullnetarë; ama, ndryshe nga reletë e zakonshme, ato nuk shpalosen publikisht, që kështu, një kundërshtar, të mos i identifikojë kollaj.
Përdorimi i urave në ndërthurje me transporte shtojcë ndihmon të maskohet fakti që po përdorni Tor-in, por mund të ngadalësojë lidhjen, krahasuar kjo me përdorimin e releve të rëndomta Tor.
Të tjera transporte shtojcë, bie fjala, meek-u dhe Snowflake, përdorin teknika të tjera anti-censurë, që nuk bazohen në gjetje adresash urash. S’ka nevojë të merrni adresa urash, për të mundur të përdorni këto transporte.
MARRJE ADRESASH URE
Ngaqë adresat e urave s’janë publike, është e nevojshme t’i kërkoni ju vetë. Keni disa mundësi:
Kërkoni ura që nga brenda Shfletuesit Tor
Nëse po e nisni Shfletuesin Tor për herë të parë, klikoni mbi “Formësojeni”, që të hapet dritarja e rregullimeve të Tor-it.
Te ndarja “Ura” gjeni mundësinë “Gjeni më tepër ura” dhe klikoni mbi “Kërkoni ura…”, që Projekti Tor t’ju japë një urë.
Zgjidhni CAPTCHA-n dhe klikoni mbi “Parashtroje”.
Klikoni “Lidhu” që të ruhen rregullimet tuaja.
Ose, nëse e keni Shfletuesin Tor në funksionim, klikoni mbi “Rregullime” te menuja hamburger (≡) dhe mandej mbi “Lidhje”, te anështylla.
Te ndarja “Ura” gjeni mundësinë “Gjeni më tepër ura” dhe klikoni mbi “Kërkoni ura…”, që Projekti Tor t’ju japë një urë.
Zgjidhni CAPTCHA-n dhe klikoni mbi “Parashtroje”.
Rregullimi juaj do të ruhen vetvetiu, sapo të mbyllni skedën.
Merrni ura që nga sajti Ura
Vizitoni bridges website tona.
Klikoni mbi “Thjesht nëmni ura!” dhe kopjoni rreshtat e urave.
Ose përdorni mundësi të mëtejshme për të përzgjedhur llojin e transportit të shtueshëm dhe të merrni ura vetëm me një adresë IPv6.
Merrni ura përmes Email-i
Dërgoni një email te bridges@torproject.org që nga një adresë email Gmail, ose Riseup dhe kopjoni adresat e urave të marra te email-i.
Merrni ura përmes Telegram-i
Dërgoni një mesazh te @GetBridgesBot në Telegram.
Prekni mbi “Nise”, ose shkruani /start
ose /bridges
/ te fjalosja.
Kopjoni adresat e urave.
FUTJE ADRESASH URE
Shfletues Tor për Desktop
Nëse po e nisni Shfletuesin Tor për herë të parë, klikoni mbi “Formësojeni”, që të hapet dritarja e rregullimeve të Tor-it.
Te pjesa “Ura”, që nga mundësia “Jepni adresa ure që dini tashmë”, klikoni mbi “Shtoni ura të reja” dhe jepni çdo adresë ure në një rresht më vete.
Klikoni “Lidhu” që të ruhen rregullimet tuaja.
Ose, nëse e keni Shfletuesin Tor në funksionim, klikoni mbi “Rregullime” te menuja hamburger (≡) dhe mandej mbi “Lidhje”, te anështylla.
Te pjesa “Ura”, që nga mundësia “Jepni adresa ure që dini tashmë”, klikoni mbi “Shtoni ura të reja” dhe jepni çdo adresë ure në një rresht më vete.
Rregullimet tuaja do të ruhen vetvetiu, sapo të mbyllni skedën.
Shfletuesi Tor për Android
Prekni mbi “Rregullime” (⚙️) dhe mandej rrëshqisni te pjesa “Lidhje” e rregullimeve.
Prekni mbi “Formësoni Urë”.
Toggle on 'Use a Bridge' and select 'Provide a Bridge I know'.
Jepni adresën e urës.
Nëse lidhja dështon, urat që keni marrë mund të jenë jashtë funksionimi. Ju lutemi, përdorni një nga metodat më sipër për të marrë më tepër adresa urash dhe riprovoni.
BRIDGE-MOJI
Çdo adresë ure përfaqësohet nga një varg shenjash emoji të quajtur Ura-moxhi. Ura-moxhit mund të përdoren për të vlerësuar se ura e synuar është shtuar me sukses.
Ura-moxhit janë identifikues urash të lexueshëm nga syri njerëzor dhe nuk përfaqësojnë cilësinë e lidhjes me rrjetin Tor apo gjendjen e urës.
Vargu i shenjave emoxhi s’mund të përdoret për ta dhënë diku. Përdoruesit duhet të japin adresën e plotë të urës, pa të jenë një gjendje të lidhen me një urë.
Adresat e urave mund të jepen duke përdorur kodin QR, ose duke kopjuar tërë adresën.