Nëse parapëlqehet kështu, Shfletuesi Tor mund të bëhet i bartshëm duke e përftuar nga arkivi i tij drejt e te një media e heqshme, bie fjala, një diskth USB, ose një kartë SD.
Rekomandohet të përdoret media e shkrueshme, që kështu Shfletuesi Tor të mund të përditësohet sipas nevojës.
Për Windows:
Futeni median tuaj të heqshme dhe formatojeni. Do të bënte punë çfarëdo sistemi kartelash.
Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.
Shkarkoni kartelën Windows .exe
dhe ruajeni drejt e te media juaj.
(E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.
Kur të jetë plotësuar shkarkimi, klikoni mbi kartelën .exe
dhe filloni procesin e instalimit.
Kur instaluesi t’ju pyesë ku të instalohet Shfletuesi Tor, përzgjidhni median tuaj të heqshme.
Për macOS:
Futeni median tuaj të heqshme dhe formatojeni. Duhet të përdorni formatin macOS Extended (Journaled).
Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.
Shkarkoni kartelën macOS .dmg
dhe ruajeni drejt e te media juaj.
(E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.
Kur të jetë plotësuar shkarkimi, klikoni mbi kartelën .dmg
dhe filloni procesin e instalimit.
Kur instaluesi t’ju pyesë ku të instalohet Shfletuesi Tor, përzgjidhni median tuaj të heqshme.
Për GNU/Linux:
Futeni median tuaj të heqshme dhe formatojeni. Do të bënte punë çfarëdo sistemi kartelash.
Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.
Shkarkoni kartelën Linux .tar.xz
dhe ruajeni drejt e te media juaj.
(E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.
Kur të jetë plotësuar shkarkimi, përftojeni arkivin te media.